Projekti ZüMEB

Ushqyerja e shëndetshme dhe lëvizja e fëmijëve

Projekti ZüMEB (Zürcher Migrationsprojekt für gesunde Ernährung und Bewegung) dëshiron të informojë migrantet dhe migrantët për këtë, se sa e rëndësishme është ushqyerja e shëndetshme dhe lëvizja e rregullt për shëndetin dhe peshën e shëndetshme të fëmijëve. Duhet të arrihen veçanërisht prindërit ë fëmijëve në moshën e kopshtit dhe të shkollës fillore. Projekti është pjesë e programit kantonal të aksionit "Ernährung und Bewegung" (Ushqyerja dhe Lëvizja).

Aktivitete

FISP ofron takime informimi dhe diskutimi për migrantet dhe migrantët:

Prindërit mësojnë lidhjet mes ushqyerjes, lëvizjes dhe shëndetit. Ata marrin njohuritë e nevojshme dhe janë të motivuar të promovojnë një sjellje të shëndetshme ushqyerjeje dhe lëvizjeje tek fëmijët e tyre.

 

Temat:

Ushqimi i shëndetshëm për fëmijë

Kuptimi i ushqimit dhe pijes për shëndetin, kompozimi optimal i vakteve të drejtpeshuara, konsumi maksimal i rekomanduar i ëmbëlsirave për fëmijë, këshilla se si të bëhen të shijshme për fëmijët produktet e papëlqyera ushqimore, këshilla se si të bëhen "më të shëndetshme" produktet e gatshme, ide për një zierje të shëndetshme dhe blerje të arsyeshme.

Lëvizja e fëmijëve

Çfarë do të thotë lëvizja për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve? Si mund të mbështeten fëmijët që të lëvizin mjaftueshëm? Çfarë ofertash lëvizjeje ka në rajonin e Cyrihut?

 

Grupet e synuara dhe mjediset

Grupet e synuara: migrantet dhe migrantët, veçanërisht prindërit

Madhësia e grupit: 8 – rreth 20 të rritur

Vendet/mjediset e mundshme të realizimt:
Shoqata, organizata dhe grupe migrantësh, qendra takimi, projekte / institucione të fushës sociale dhe arsimore

 

 

Podkaste

Lëvizja tek fëmijët dhe të rinjtë
Pjesa 1: Rëndësia e lëvizjes për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve
Pjesa 2: Pasojat e mungesës së lëvizjes dhe rekomandime lëvizjeje
Pjesa 3: Këshilla lëvizjeje për fëmijë

Ushqimi i shëndetshëm për fëmijë
Pjesa 1: Përse ushqyerja është aq e rëndësishme për shëndetin, zhvillimin dhe aftësinë vepruese të të rriturve dhe veçanërisht të fëmijëve? Çfarë do të thotë ushqyerje dhe pirje e shëndetshme?

Pjesa 2:
Çfarë është e rëndësishme, në mënyrë që fëmijët ndërmjet moshës 4-12 vjeç të ushqehen shëndetshëm? Çfarë janë ‘Znüni’ (vakti pas mëngjesi) und ‘Zvieri’ (vakti pas dreke)? Çfarë mund të bëjmë ne si prindër, në mënyrë që fëmijët, ushqimet të cilat ata nuk i duan, t’i pëlqejnë me kalimin e kohës?

Pjesa 3:
Sheqeri dhe yndyra: fshihen në shumë ushqime. Çfarë do të thotë kjo për ne dhe fëmijët tanë? Këshilla dhe truke për jetën e përditshme.

 

 

Video

Sheqer i fshehur

Sheqeri nuk gjendet vetëm në ëmbëlsira. Sheqeri fshihet edhe në shumë artikuj tjerë ushqimorë. Pasi që njerëzit po lëvizin gjithnjë e më pak, konsumi i lartë i sheqerit çon deri tek shtimi i peshës, diabeti i tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

Gjermanisht / Shqip / Boshnjakisht-Kroatisht-Serbisht / Anglisht / Italisht / Polonisht / Portugalisht / Rusisht / Spanjisht / Turqisht

Fëmijët kanë nevojë për shumë lëvizje - edhe në rast të motit të keq

Fëmijët kanë nevojë për shumë lëvizje - edhe në rast të motit të keq. Këshilla për prindër, se si mund ta mbështesin fëmijën e tyre gjatë kësaj.

Gjermanisht / Shqip / Portugalisht / Rusisht / Turqisht

 

 

Materialet informues

Disku ushqimor

Disku ushqimor

Rekomandime për ngrënie e pirje të shëndetshme dhe plot shije për fëmijë.

Shkarko PDF-në
Lëvizja është jetë

Lëvizja është jetë

Shkarko PDF-në
Këshilla shëndetësore për familjet

Këshilla shëndetësore për familjet

Shkarko PDF-në
Dhëmbët e qumështitna i ka dhënë natyra

Dhëmbët e qumështitna i ka dhënë natyra

Me kujdesin dhe ushqimin e rregullt mbesindhëmbët dhe mishi i dhëmbëve të shëndoshë!

Shkarko PDF-në

Versione të tjera gjuhësore: