Nxitja shëndetësore

Oferta e FISP në fushën e promovimit të shëndetit përfshin aktualisht këto tema:

 

Ushqyerja dhe lëvizja

Projekti ZüMEB

Informacione për temat e ushqimit dhe lëvizjes për fëmijë deri në moshën e shkollës fillore

Projekti ZÜMEB (Zürcher Migrationsprojekt für gesunde Ernährung und Bewegung) synon t’i informojë migrantet dhe migrantët se sa e rëndësishme është ushqyerja e shëndetshme dhe lëvizja e rregullt për mirëqenien dhe peshën e shëndetshme të fëmijëve. Veçanërisht synohen prindërit e fëmijëve të moshës së kopshtit dhe shkollës fillore. Projekti është pjesë e programit kantonal "Ernährung und Bewegung" (Ushqyerja dhe lëvizja).

Projekti DAFGE

Materiale mësimore për gjermanishten si gjuhë e huaj me tematika të shëndetit

Projekti DAFGE e lidh mësimin e gjermanishtes me temën e ushqyerjes së shëndetshme dhe të qëndrueshme. Ai mbështet migrantet dhe migrantët të mësojnë gjermanisht dhe të mësojnë më shumë për ushqimin e shëndetshëm.
Qëllimi është që pjesëmarrësit të marrin informacione për ushqimin e shëndetshëm që gjatë mësimit të gjuhës. Ata duhet të kuptojnë pse ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme dhe të motivohen të kujdesen për mënyrën e tyre të ushqyerjes. Në këtë mënyrë projekti synon të kontribuojë që më shumë njerëz të ushqehen shëndetshëm.

Shëndeti mendor

 

 

Projekti ZüMPG

Informacione për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve
Projekti ZüMPG (Zürcher Migrationsprojekt zur Stärkung der psychischen Gesundheit von Kindern und Jugendlichen) dëshiron t’i zgjerojë njohuritë e migranteve dhe migrantëve mbi shëndetin mendor të fëmijëve dhe prindërve. Projekti përmban aktivitete informimi dhe diskutimi, stenda informacioni, kontribute në media të ndryshme (si mediat sociale, gazetat, platformat online, podcasts dhe radiot lokale) si dhe shpërndarjen e pikësynuar të materialeve mbi këtë temë. Me këto aksione ne dëshirojmë t’i sensibilizojmë, motivojmë dhe aftësojmë migrantet dhe migrantët në kantonin e Cyrihut për të forcuar shëndetin mendor të anëtarëve të familjeve të tyre. Projekti është pjesë e programit kantonal të aksionit "Psychische Gesundheit" (Shëndeti mendor).